Kristiano Ronaldo është padyshim një nga futbollistët më të mirë në historinë e futbollit.
Edhe pse po mbush 34-vjeç, portugezi vijon të gëzojë një formë fantastike dhe po dhuron paraqitje të mira me fanellën e Juventusit.
Në stërvitjen e Juventusit, ai ka shënuar një gol sa të vështirë aq edhe të çuditshëm.
Portugezi i gjendur prapa portës ka goditur një top me këmbën e tij të majtë, duke i dhënë një fallco dhe topi ka përfunduar në rrjetë.
Gol që sfidon ligjet e fizikës, por për Ronaldon asgjë nuk është e pamundur.