Serbët tërbohen nga ‘shqiponjat’ e Bujanovcit: Na përshëndetën nga ballkoni..

Me rastin e 28 nëntorit, ditës së flamurit, në orët e hershme të mëngjesit janë vendosur flamuj kombëtar në Medvegjë, Bujanoc, Preshevë, transmeton gazetametro.net.

Këshilli Kombëtar Shqiptar në Bujanoc, ka mbajtur një seancë solemne për nderë të festës së flamurit kombëtar.

Kryetari i këtij institucioni, Ragmi Mustafa së bashku me anëtarët tjerë të kuvendit të përgjithshëm të KKSH-së vendosën flamurin kombëtar në objektit e këtij organi të pakicës shqiptare në Serbi.

Flamuri i Shqipërisë në Bujanoc nuk acaroi serbët, aq sa e bëri kur ata i përshëndetën qytetarët me shqiponjën me dy krerë.

‘S’mjaftuan flamujt, por përshëndetën edhe qytetarët me shqiponjën me dy krerë’, shkruajnë mediat serbe.
Kryetari i Komunës, Shaip Kamberi pret që vitin e ardhshëm të ketë më shumë arsye për festim.