Shumë shqiptarë po pyesin veten, pse acarohen të huajt me gjestin e shqiponjës?! Pyetje shumë e drejtë por ky gjest mund t’i kushtojë shumë futbollistit shqiptar Granit Xhaka, i cili luan me Arsenalin.
Ai ka publikuar një foto me bashkëshorten e tij ku merastin e ditës së flamurit ka përshëndetur me një gjest të tillë, dora e tij dhe e bashkëshortes si shqiponjë. Kaq është dashur që të vihet në shënjestër
Media britanike, “The Sun” shkruan se gjesti i përsëritur i Granit Xhakës mund të shkaktojë reagime në opinionin publik.
Sipas shkrimit, gjesti i lojtarit të Arsenalit është një veprim nacionalist, i cili lidhet me shqiponjën dy krenare në flamurin Kombëtar të Shqipërisë.
Mesfushori i Kombëtares së Zvicrës bashkë me bashkëshorten, Leonita kanë shpërndarë foton duke kryqëzuar gishtat në rrjetin social “Instagram”.
Kjo nuk është hera e parë që Xhaka sulmohet për këtë gjest. Festa e tij me shqiponjë në Kupën e Botës në ndeshjen ndaj Serbisë shkaktoi tensione mes palëve, ndërsa ia dhe Shaqiri u gjobitën nga UEFA.