FIFA përgëzon Kosovën, por ka edhe një pyetje për tifozët e saj

Faqja zyrtare e organit kryesor futbollistik botëror, FIFA, i ka kushtuar një shkrim ekipit të Kosovës.

Me anë të një postimi në rrjetin e tyre social të ‘Twitter’, FIFA ka përgëzuar formën të cilën Kosova po kalon. Ajo kujton ngjitjen spektakolare të Kosovës me 45 vende në rënditjen zyrtare të ekipeve përfaqësuese. Ngjitje e cila u krye në vetëm 8 muaj.

E ndërsa po ashtu ka dhe një pyetje për tifozët e saj. FIFA pyet tifozët se sa ndeshje kanë kryer kosovarët pa u mposhtur. Kjo për faktin se Kosova së bashku me Rumaninë ishin të vetmet kombëtare që e mbyllën vitin kalenderit 2018 të ndeshjeve, pa asnjë humbje.

Postimi i plotë: