Javën e kaluar, interneti u trondit nga madhësia e një demi të llojit “Knicker” në Australi. Sidoqoftë, duket se ekziston një dem tjetër që ia kalon për madhësi. Në një fotografi të publikuar në Kanada, shihet demi gjigant, i quajtur “Dozer”.
Ai ka ngjyrë të zezë dhe të bardhë dhe është më i lartë se gjatësia e një gruaje që shihet në fotografi me të. Kur fermeri Karl Schoenrock e kishte parë lajmin për demat e Australisë, ai e kishte ditur se ka diçka për të treguar. Demi i tij është i lartë hiç më pak se 1 metër e 98 centimetra.
Pronari e përshkruan atë si kafshë shumë miqësore. Ai ishte shpëtuar kur ishte gjashtë muajsh, sepse ndodhej në një fermë kur demat thereshin dhe mishi i tyre shitej. Pronari ka vendosur që ta mbajë atë, pasi nuk i lëndon dhe nuk i sulmon kafshët tjera, shkruan “Unilad”, transmeton Gazeta Express.