Një video që është duke qarkulluar në internet, shfaq momentin kur një peshk i ngrirë “rikthehet në jetë” pasi është shkrirë në ujin e nxehtë.
Videoja është filmuar brenda një marketi në Japoni, ku një burrë e nxjerr peshkun nga akulli ku kishte qëndruar për orë të tëra, duke bërë kështu që të ngrihet, transmeton Telegrafi.
Por, ajo çfarë është më bindëse është termometrin të cilin e fokuson kamerën që tregon se temperatura ishte minus 2.10 gradë celsius. Megjithatë kur e fut në një enë me ujë të nxehtë, pas disa sekondave peshku fillon të lëviz, “duke u rikthyer në jetë”.
Sipas ekspertit të “National Marine Aquarium”, duket se bëhej fjalë për peshkun e llojit “tuna”. Ai pretendon se peshku nuk ishte ngrirë plotësisht, dhe ishte mbuluar me akull në një hapësirë ku temperatura ishte minus 2.10 gradë celsius.
Peshku mund t’i rezistojë një temperature të tillë, pasi posedojnë proteina “antifriz” në gjakun e tyre.