Një tingull i çuditshëm kumboi në gjithë planetin më datë 11 nëntor dhe u diktua nga pajisjet e tërmeteve.
Kjo ka bërë që shumë shkencëtarë të hulumtojnë rreth tingullit vibrues, i padëgjuar më parë.
Nuk ishte thjesht një zhurmë e shpejtë, por kumbim që zgjati për 20 minuta. Kumbimi u shënua nga aparaturat por nuk u dëgjua nga veshi i njeriut.
Shkencëtarët nuk kanë asnjë shpjegim të sigurt, pasi është hera e parë që ndodh diçka e tillë.
Sizmologu Goran Ekstrom nga Universiteti i Kolumbias, SHBA, tha për National Geographic:
“S’kam parë kurrë diçka të tillë. Por nuk do të thotë që është diçka e huaj.”
Shkencëtarët gjeologë francezë kanë një hipotezë tjetër.
Ata mendojnë se nëntoka e ishullit mund të jetë duke zhvilluar një vullkan i ri, dhe mund ta ketë krijuar zhurmën.
Por dhe kjo ide mbetet hamendësim. Askush nuk mund ta dijë me saktësi se çfarë ka nën oqean.
Tingulli u ndie në Madagaskar dhe Afrikë, pastaj u regjistrua në të njëjtën kohë në Kili, Zelandë të Re, Kanada, Havaji e pothuajse në çdo cep të globit.