Dukej sikur ka ardhur fundi, pamje të forcës shkatërruese të tërmetit në Alaskë

Një tërmet i fuqishëm më magnitutë 7 ballë ka goditur ditën e premte Alaskën duke shkaktuar edhe frikën e një cunami të mundshëm.
Tërmeti i fuqishëm e goditi tokën e mbuluar nga bora të Alaskës në 8:29 të mëngjesit, me orën lokale, ndërsa epiqendra ishte në veri të Anchorage, në vend me më shumë se 294,000 banorë.

Ndërkohë janë publikuar disa imazhe të reja të marrë nga ajri që tregojnë se çfarë ndikimi pati tërmeti shkatërrues në rrugët dhe peizazhin e Alaskës. Për fat të mirë alarmi për cunami u anulua ndërsa nuk është raportuar as për viktima.

Tërmeti shkatërroi dritaret e dyqaneve, rrëzoi produktet nga raftet, krijoi çarje në një ndërtesë me dy kate në qendër të qytetit, ndërpreu shërbimin elektrik dhe dritat e trafikut. Thuhet gjithashtu që lëkundjet ishin aq të forta sa nxorën jashtë vaskës një burrë të rritur.