Në një laborator në Japoni, është realizuar teknika japoneze nëpërmjet së cilës, një peshk i ngrirë është ‘kthyer në jetë’.
Peshku që besohet të jetë tunë, është vënë në një kuti me akull të bluar, që kishte temperaturën minus dy gradë Celsius, para se të vihet në një kovë me ujë të ngrohte.
Për një moment, peshku qëndron pa lëvizur, derisa nuk iu shkri trupi dhe nisi fillimisht ta përplaste bishtin, pasta edhe të notonte.
Megjithëse ngjarja është bërë virale dhe ka ngjallur shumë komente, njohësit e këtyre gjallesave, kanë dhënë një koment adekuat lidhur me rastin.Sipas ekspertëve, këta peshq kanë në gjak proteinën e ‘antifrizit’ që ua mundëson të qëndrojnë gjatë nëpër ujëra shumë të ftohtë.Procesi nëpër të cilin kaloi ky peshk, konsiderohet të mos jetë gjë tjetër, por një ndihmës që t’i kthehet jetës reale dhe jo ndonjë ringjallje.