Në stinën e verës thuajse në çdo shtëpi janë të pranishme buburrecët apo insekte të tjera.
Ekzistojnë shumë produkte në treg që bëjnë të mundur eleminimin e këtyre insekteve , por ato janë të mbushura me kimikate dhe mund të shkaktojnë helmim tek anëtarët e familjes, sidomos tek fëmijët.
Një metodë efektive për eleminimin e këtyre insekteve është përzierja e të bardhës së vezes me acid borik 3% dhe ujë. Në një shishe sprucuese hidhni 1 gotë ujë, 100 ml acid borik 3% dhe të bardhën e 1 veze.
Spruconi vendet ku janë të pranishme insektet dhe e bardha e vezës do të thahet duke formuar topa të vegjël.
Substancat e gjendura në acidin borik do të bëjnë të mundur vrasjen e insekteve, pa shkaktuar efekte anësore tek anëtarët e familjes.
Përsëriteni këtë proçedurë çdo ditë. Acidi borik është dizinfektues dhe nuk ka përbërës kimik të dëmshëm në përbërien e tij.