Deshi të luhatej, e tradhtoi litari – burri bie në pishinën e mbushur me aligatorë (Video)

Ky është momenti kur një burrë bie në një pishinë të mbushur me dhjetëra aligatorë pasi u këput litari me të cilin tentoi të luhatej.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Michael ‘the Gator Crusader’ Womer mund të shihet duke u ngjitur poshtë një shkalle druri, derisa supozohet se po ushqente reptilët vdekjeprurës në Orlando, Florida.

Ndërkohë, siç thuhet tutje, aligatorët e uritur mund të shihen në ujë duke pritur që të ushqehen.
Womer pastaj kap një litar që lëkundet mbi mbylljen dhe përpiqet të lëkundet mbi ujë – por tradhtohet nga litari dhe bie në ujë.

Gjithsesi, është e paqartë nëse Womer pësoi ndonjë lloj lëndimi gjatë aksidentit, por thuhet se ai doli nga aty i gjallë. /Telegrafi/