Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur me francezen Keely Favell. Ajo që nga viti 2014, edhe pse ishte e dobët, filloi të shëndoshej vetëm nga barku,shkruan albeu.com.
Fenomeni ishte aq i ngadalshëm saqë mendoi se po merrte kile, të paktën edhe këtë e dëshironte.
Por ajo kishte kohë që synonte të ngelej edhe shtatzane, dhe në vitin 2016 pasi barku ishte fryrë edhe më tepër shkoi te mjeku i familjes. Dhe ai i dha lajmin e mirë se ishte shtatzane. Vajza u gëzua shumë dhe priste lindjen. Por nga ana tjetër barku tashmë ishte fryrë në përmasa gjigande dhe të gjithë e pyesnin kur do lindësh.
E në këtë situatë vajza me burrin shkojnë te gjinekologu për të shikuar si është bebja. Por në ultrazanv doktori shokohet. Vajza nuk ishte shtatzanë por kishte kist në vezore,shkruan albeu.com.
E megjithatë fatmirësisht vajza u operua me sukses dhe e largoi kistin.
Shumica e femrave kanë të paktën një herë në jetë kiste në vezore, në shumicën e rasteve janë beninje por mund të jenë dhe malinje. Zakonisht ato shfaqen në moshën riprodhuese, por edhe te gratë në menopauzë, edhe pse në raste më të rralla. Kisti i vezores është një strukturë e mbushur me lëng ose me përmbajtje gjysmë të lëngshme që krijohet në brendësi ose në sipërfaqe të vezoreve.