Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, takoi në Katovicë, Arnold Schwarzenegger.
Një figurë mjaft e dashur për shqiptarët, për rolet e tij të pafundme në filma hollivudian, por së fundi, mjaft i angazhuar për të ndërgjegjësuar njerëzimin për bashkimin e përpjekjeve për parandalimin e ngrohjes globale para se të jetë vonë.
“I bindur se së afërmi do ta kemi në Shqipëri”, thotë kreu i shtetit në një postim në Facebook teksa poston edhe foton nga takimi me Schwarzenegger .
Aktori amerikan dhe ish guvernatori i Kalifornisë Arnold Schwarzenegger, lindi më 30 korrik 1947 në Austri. Fillimisht ai ka nisur sportin e bodybuilding, si dicka fitimprurvse, 18 vjeç ka kryer ushtrinë, në vitin 1965.
Me 26 prill 1986 u martua me Maria Shriver, dhe ka 4 fëmijë. Gruaja e tij është mbesa e ish-presidentit John F. Kennedy dhe senatorëve Robert F. Kennedy dhe Ted Kennedy.
Pasi Arni ka luajtur në filmin “Terminator” dhe në vitin 2003 ishte guvernator i Kaliforni-së.