Kënga e Shyhretes dhe Goldit pajtoi një vëlla e motër që nuk flisnin për 15 vite (Video)

Disa javë më parë, këngëtarja Shyhrete Behluli publikoi projektin e ri “Vëlla e motër” në bashkëpunim me reperin Gold AG.
Marrë shkas nga suksesi i vitit të kaluar, dyshja kapën sërish një tematikë të ndjeshme dhe shumë të qëlluar, duke vënë në spikamë raportin mes vëllait e motrës.

Por, ndikimi i kësaj kënge duket të ketë qenë shumë më i madh sesa që e kishin menduar artistët kur e punuan si projekt.
Shyhretja ka treguar për Prive se ka marrë një telefonatë, ku i kishin rrëfyer një histori prekëse të pajtimit të vëllait dhe motrës që nuk kishin folur për 15 vite.

Rrëfimin e plotë mbi këtë ngjarje dhe jo vetëm, ua sjell këngëtarja në videon e mëposhtme.
Ndërsa për ta kuptuar se si erdhi deri te bashkëpunimi dhe detaje të tjera nga jeta private dhe artistike e Shyhrete Behlulit mos e humbisni videon në vazhdim.