Nënës i bie të fikët në studio pas mesazheve tronditëse të së bijës

Emisioni “Me zemër të hapur” në News 24 u ndërpre pak minuta më parë. Një grua që kërkonte të bijën pësoi gjendje të fikëti. Lindita Lamaj kërkon të bijën 20 –vjeçare, Erminën që dyshon se është trafikuar, por kur ka lexuar mesazhet e saj, nuk ka mundur të rezistojë. Vajza i shkruante gazetares së emisionit se nëna e saj ishte e çmendur. Gjatë kohës që po lexohej biseda gruas i ra të fikët. Pas ndërprerjes së emisionit, ajo nuk u kthye më në studio.
Më poshtë shihni pamjet në Video: