Rrëshqitja e një sasie të madhe të dheut, ka bërë të mbulohet rruga dhe të bllokohet hyrja vetëm disa sekonda para se dy vetura të futeshin brenda tunelit.
Sipas zyrtarëve të qytetin Shanxi në pjesën veriore të Kinës, dy veturat kanë arritur të futen në sekondat e fundit në tunel, duke i shpëtuar kështu vdekjes së sigurt, transmeton Telegrafi.
E gjithë kjo ngjarje e pazakontë është filmuar nga kamerat e sigurisë të instaluara në shtyllat e ndriçimit publik, ku shfaq momentin kur një pjesë kodrës së lartë afro 40 metra, fillon të shembet dhe të bie dheu në asfalt ku po lëviznin veturat.