Modric zbulon vendin e çuditshëm ku do ta mbajë Topin e Artë
Autori: Lajmi.net La Liga, Lajme futbolli, Sport23:53, 4 December 2018
Luka Modric është shpallur fitues i Topit të Artë për vitin 2018.
Mesfushori kroat që i dha fund dominimit të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, nuk ka mundur ta fsheh lumturinë për këtë të arritur.
“Ka një parim që thotë se gjërat e mira nuk vijnë kurrë lehtë”, ka deklaruar Modric, përcjell ‘lajmi.net’.
“Jeta ime është bërë nga lufta dhe puna e madhe për të arritur qëllimet e mia. Nuk ka qenë e lehtë për të fituar”, ka shtuar ai.
Modric duke vazhduar tutje, ka treguar se edhe në çfarë vendi do ta mbajë trofeun e Topit të Artë.
“Ditët e para do ta vendos në dhomën e gjumit, aty afër shtratit. Sa herë të zgjohem, unë nuk mund të them se kjo gjë është më një ëndërr, sepse do ta kem aty”./Lajmi.net/