«Nuk i dola 1 vit për kafe, por pastaj më erdhi keq për të», Adelina Tahiri rrëfen njohjen e pazakontë me bashkëshortin

E ftuara e mbrëmshme në ‘’Xing me Ermalin’’, është një këngëtare e njohur që vitin e fundit ka qenë në qendër të shtypit rozë dhe portaleve, për shkak të ndryshimeve të vrullshme në jetën e saj. Gjithçka do të niste një vit më parë kur në studion e ‘’Top Show’’, Adelina Tahiri pranoi se ishte më në fund e dashuruar. Më pas erdhi lajmi i fejesës, ndjekur më pas nga ai i martesës më avokatin maqedonas Serjoza Markova. Kurse sivjeta ata u bekuan me lindjen e djalit të tyre të parë, Jonit.

Por ndërkohë që këngëtarja shqiptare ishte në qiellin e7-të, të shumtë ishin ata që u përpoqën ta përbaltnin historinë e saj për shkak të diferencës në moshë me bashkëshortin.Por mbrëmë Adelina ka reguar se është e dashuruar dhe se asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Madje ata kanë edhe një histori interesante për të rrëfyer.

“Ne jemi njohur nga një mik i përbashkët, ai në fakt është një njeri problematik, i cili i ishte drejtuar tim shoqi për të marrë një leje arme. Edhe pse ishte disi e pamundur, bashkëshorti im ia mori lejen e armës dhe ky miku jonë i përbashkët i tha Serjovës se unë bëj çfarë të duash për ty. Bashkëshorti im i kishte kërkuar një kafe me mua.

Kërkonte vetëm një kafe miqësore. Unë për një vit nuk i dola në kafe, por më pas më erdhi keq nga kjo situatë dhe dola në kafe me të. Ndenjëm më shumë se dy orë në kafe dhe m’u duk sikur ndenjëm 5 minuta, ai ishte kaq i çlirët. Pas ca kohësh mua më ndodhi një ngjarje e keqe, ku u hapën fjalët se në Shkup ishin vrarë njerëz për mua.

Ai më qëndroi pranë dhe ishte i vetmi që nuk u largua. Më pas fillova të kisha ndjenja për të”,-është shprehur Adelina, duke pohuar se është shumë e lumtur me zgjedhjen e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *