Prezantuesja Shqiptare Rrëfen Si Donin Ta Zhvishnin Tifozët Në Stadium: Hiqe, Hiqe!

Femrat dhe futbolli janë padyshim kombinimi perfekt, edhe pse në Shqipëri duket se ka ende disa paragjykime ndaj gazetareve të sportit.
Një nga femrat e para që ka komentuar sportin, ish misi Hygerta Sako ka treguar se në Shqipëri ekziston ende mendimi që femrat nuk mund të flasin për futboll.

E ftuar në “Pasdite në Top Channel”, moderatorja u shpreh se shqiptarët e lidhin bukurinë me budallallëkun.

Moderatorja tregoi madje edhe një histori kur teksa raportonte ndeshjen Tirana-Partizani, kur ishte vënë në siklet pasi tifozët i kërkonin të hiqte xhupin.

Bukuroshja rrëfeu se:

Ekziston paragjykimi që femrat nuk japin dot mend për futboll, por ne bëjmë gazetari dhe nuk japim mend, pasi nuk jemi specialiste futbolli.
Paragjykimit nuk do t’i shpëtojmë kurrë, aq më tepër që imazhin e bukur e lidhin me budallallëkun.

Kisha veshur pantallona, bluzë të zezë dhe një xhup të kuq.

Që përpara se të merresha me gazetari sportive njihesha si tifoze e Partizanit dhe prej kësaj tifozët Tironës bërtisnin me të madhe ‘Hiqe, hiqe’, e kishin fjalën për xhupin e kuq. Donin të më zhvishnin, por në fakt unë e kisha veshur se më shkon e kuqja jo për të bërë tifozen”