Por derisa ai fliste për një konsensus të mundshëm me Serbinë, që siç tha ai, u kërkua nga deputetë të Listës Serbe, Xhavit Haliti i ndërpreu fjalimin duke i thënë se dpeutet e Listës Serbe “nuk kanë faj, ata janë deputetë të Parlamentit të Kosovës”.
Debati mes Hotit dhe Halitit:
Hoti: Ne do të bëjmë konsensus me Serbinë kur të na i ktheni mbi 16 mijë jetë që na i keni marrë në Kosovë….
Haliti: Ne nuk kemi punë me Listën Serbe këtu.
Hoti: Kjo është pikë e dialogut.
Haliti: Nuk ka faj Lista Serbe ata janë deputetë të parlamentit të Kosovës…
Hoti: Mirë e përfundova unë.
Ndryshe, Andin Hoti, kërkoi sot në seancën e Kuvendit, që në dialogun me Serbinë të bisedohet për fatin e personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Sipas tij, kjo temë duhet të jetë ndër pikat e para që duhet të diskutohet në nivel presidentësh.
Kërkoj nga presidenti, nga kryeministri, nga Kuvendi, që ta fusin këtë pikë në bisedimet me Serbinë dhe të jetë njëra nga pikat e para që diskutohet në nivelin e lartë, në nivel presidentësh. Të nderuar udhëheqës, unë dua ta di ku e kam babin, familjet duan të dinë ku i kanë më të dashurit e tyre, kjo nuk guxon të kalojë nën heshtje, dhe nuk e lejoj të kalojë në heshtje, pa këtë nuk e ka kuptim asnjë marrëveshje që do të bëhet me Serbinë”, tha Hoti.
Tutje, i biri i Ukshin Hotit tha se një konsensus me Serbinë do të duhej të pranohej vetëm kur “Serbia të ia kthej Kosovës mbi 16 mijë jetë që i ka marrë”.