Një shofer që nuk ka ditur t’i matë mirë gjërat para se t’i bëjë, ka vendosur që veturën tij “Sabaru WRX” ta shtynte në provën e fundit – ta ngiste atë në det, shkruan DailyMail.
Shoferi e ka drejtuar makinën e tij në plazh shumë afër me valet në portin Macquaire, këtë të shtune.
Pushuesit në plazh, të gjithë si të hutuar po e vështronin shoferin i cili me shpejtësi e nisi makinën e tij dhe qëllimisht u nis kah deti.
Rrotat e veturës Sabaru, ishin të zhytura në ujë deri në gjysmë, derisa makina pa asnjë problem kalonte përgjatë bregut të gjatë.
Rreziku që shoferi kishte ndërmarrë për fat të mirë iu shpagua, pasi që makina e tij si për mrekulli nuk u peshua dhe as nuk u mbërthye në rërën e lagur, e çka ishte më e keqja ka mundur shumë lehtë të shkonte më në thellësi të detit e të mbetej aty.
Video që është filmuar nga kujdestarët lokal të plazhit, është publikuar më pas në Instagram tek faqja e Portit Macquaire.
E më vonë Brown Cardigan këtë video e publikoi në Facebook duke i lënë shumë përdorues të rrjeteve sociale të befasuar nga fuqia e veturës Sabaru WRX.