Vajza takohet me babain pas 26 vitesh, arsyeja do iu bëjë me lot!

Për rreth tre dekada vuajti dhimbjen e ‘vdekjes’ së babait të saj, por vetëm kohët fundit zbuloi se ishte gjallë.

Ronnie Rudolph u zhvendos në Tennessee pasi u nda nga gruaja e tij vite më parë. Dhe vajza e tyre, Janie Rudolph, do të mbante në kontakt me Ronnie duke e telefonuar në punën e tij, një fabrikë betoni në Liban.

Një ditë, 26 vite më parë, Janie telefonoi në fabrikë duke kërkuar për të folur me babain por i thanë se ai pësoi një sulm në zemër dhe vdiq.
“Unë besova lajmin, por nuk hetova”, tha ajo. “U martova dhe kisha familjen time, por nuk kisha para ndaj ndjeja se nuk mund të bëja asgjë”.

Janie ia tha lajmin familjes dhe të gjithë e besuan pa pyetur më parë për rrethanat e ‘vdekjes’. Gjithçka nisi vetëm pas vdekjes së nënës së saj 4 muaj më parë.
“Fillova të kërkoja për një certifikatë vdekje për babain dhe nuk arrita ta gjeja, kështu që nisa të besoja që ishte gjallë diku,”-rrëfeu ajo.

Me ndihmën e vajzës së saj, Janie mësoi se i ati ishte ende gjallë në Liban.
Isha e shokuar, nuk mund ta besoja. Mendova se ishte ëndërr”, shtoi Janie.

Dy javë më vonë ajo kontaktoi me Ronnie, i cili i tha vajzës së tij se mendonte se askush nuk e kishte kërkuar më.
Të dy u lumturuan që gjetën njëri-tjetrin saqë planifikuan një bashkim familjar për të festuar.