Komentuesja i shkruan “shumë e keqe, si shangarep”, por reagimi i Remzije Osmanit ju lë pa fjalë

Komentet negative për fytyrat publike janë diçka e pashmangshme.
Përkundër faktit që mund të përpiqesh të dukesh sa më mirë që është e mundur, gjithmonë ka njerëz që prapa tastaturës kanë kritika për të thënë.

E në një prej tyre është përballur edhe këngëtarja Remzie Osmani.
Një komentuese e ka kritikuar për ngjyrën e saj të keqe të flokëve.

Por, lajmi s’është tek kjo kritikë. Ka qenë replika e Remzies ajo që ka marrë vëmendjen.
Në një reagim epik, këngëtarja i ka kërkuar komentueses kodin e ngjyrës së saj të flokëve duke bërë që ndjekësit t’i rezervojnë shumë pëlqime reagimit të Remzies.

Ndryshe, shumë shpejt këngëtarja në planin artistik do e sjellë një këngë të re, baladë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *