Video që po bën xhiron e botës: E priste nusen, ajo cfarë i ndodhi dhëndrit është shumë qesharake

Ky është momenti qesharak kur dhëndri shpërtheu në të qeshura pasi u kthye për të puthur nusen, por tjetërkush qëndronte pas krahëve të tij.

David Homfmann 32 vjeç priste të shihte bashkëshorten Brianne Dennis 29 vjeç të veshur me të bardha, por në fakt aty qëndronte shoku i tyre Timmy Horton 37 vjeç.

Fotografët kanë kapur momentin kur David rrudh fytyrën dhe sheh se pas tij qëndron i veshur me vello dhe fustan të bardhë një burrë me mjekër. Më pas, të qeshurat nuk ndalonin.

“Prisja të shihja Brianne dhe kur u ktheva pashë Timmy me fustan nusërie“, tha 32-vjeçari.

Kjo ishte një shaka që kishin menduar miqtë e çiftit, e cila sigurisht u prit si e tillë. Pas kësaj shakaje, erdhi puthja e vërtetë mes Brianne dhe David, të cilët kurorëzuan martesën e tyre.