Aurela Gaçe tregon se si e parandalon plakjen
Autori: Lajmi.net Entertainment, ShowBiz23:45, 10 December 2018
Aurela Gaçe po vazhdon të jetë aktive në muzikë.
Këngëtarja Aurela Gaçe së fundmi bashkë me miken e saj Eli Fara rrëmbyen çmimin e dytë në festivalin ‘’Kënga Magjike’’, shkruan lajmi.net.
Ato dhe konkurrentët e tjerë këto ditë kanë qenë emrat më të komentuar në mediat rozë.
Mirëpo Aurela i ka lënë të gjitha anash për t’iu rikthyer përditshmërisë dhe ushtrimeve.
Në llogarinë e saj në Instagram ka treguar se duke ushtruar vazhdimisht e parandalon edhe plakjen./Lajmi.net/