Këngëtarja Bleona Qereti kaloi ditën bashkë me modelen shqiptare, Angela Martini.
Pas shëtitjeve me veturë luksoze dhe darkës në një nga restaurantet e Las Vegasit, dyshja ndërruan vend, shkruan lajmi.net.
Angela dhe Bleona iu drejtuan një prej kazinove të Las Vegasit, ku kësaj të fundit i priu fati dhe fitoi.
Këngëtarja ka fituar shumën prej 23000 dollarë amerikan dhe për këtë gjë u ndje e lumtur deri në qiell.
Në një video që ka postuar Angela në Instastory, ajo shihet teksa po tregonte paratë që kishte fituar dhe kërcente nga gëzimi. /Lajmi.net/