“Ledio të lutem”, zbulohet për herë të parë fytyra e regjisorit të Zonë e Lirë

Ledio të Lutem, është një nga frazat që dëgjojmë të përsëritet refren, çdo të premte në “Zonë e Lirë”. Por kush është djali aq misterioz, i cili deri më tani ka arritur ta mbajë të fshehtë imazhin?

Ai quhet Ledio, është 38-vjeç dhe ka lindur në Tiranë. Regjisori i njohur është i martuar dhe baba i një vogëlusheje.

Megjithatë, ajo që e bën interesante personazhin e Ledios, të cilit në gati dy dekada i janë lutur dhjetëra e qindra personazhe shqiptarë është fakti se deri tani nuk e kemi parë në asnjë foto shkruan xing.al.

Regjisori ka arritur me fanatizëm të ruajë privatësinë e tij, por në galerinë që shoqëron këtë lajm mund të gjeni të vetmen foto publike të tij. /albeu.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *