Christian Bale është i njohur për transformimet e tij në role të ndryshme filmash.
Dhe aktori fitues i çmimit “Oscar”, ka nisur xhirimet e filmit të tij të ri Ford vs. Ferrari dhe tashmë kanë dalë imazhet e para nga seti i xhirimeve, shkruan dailymail transmeton lajmi net.
44-vjeçari duket krejtësisht ndryshe kur krahasohet me një fotografi të marrë në nëntor.
Christian shquhet për shtim në peshë e po ashtu edhe humbje drastike të peshës për disa prej roleve të tij.
Për tu zhytur në karakterin që vuan nga pagjumësia është tejet e rëndë pasi e gjithë barra është tek shëndeti mendor dhe ai fizik. Pastaj, brenda gjashtë muajsh u mbush me muskujt për të arritur në 190 lbs në rolin e tij tek filmi ‘Batman Begins’, viti 2005.
Kohët e fundit, ai ka luajtur ish-nënkryetarin Dick Cheney në Backseat, i cili do të shfaqet në kinema në muajin dhjetor. /Lajmi.net/