I kërkoi të largohet nga lokali për shkak të sjelljeve të pahijshme, e pastreha ia derdh në fytyrë kafenë e nxehtë punonjëses (Video)

Ky është momenti kur një e pastrehë ia hedh në fytyrë filxhanin me kafe të nxehtë punonjëses së një lokali në Los Angeles të Kalifornisë.

Në videon e publikuar më poshtë që është filmuar nga kamerat e sigurisë, shihet Cindy Seam-Kao, që në fakt është pronare e lokalit duke i kërkuar gruas të largohet nga lokali për shkak të sjelljeve të pahijshme, transmeton Telegrafi.

Derisa ajo me mirësjellje i kërkoi të largohet, gruaja u ngrit në këmbë dhe ia derdhi në fytyrë filxhanin me kafe të nxehtë, duke bërë kështu që të gjithë të pranishmit të reagojnë ashpër ndaj të pastrehës.

Sipas Ciny Seam-Kao, gruaja po pengonte klientët e tjerë dhe nga zërat e lartë po frikësonte një vajzë të vogël që ishte ulur jo larg saj.

Rasti është raportuar menjëherë në polici, kurse sipas statistikave Los Angeles ka më së shumti probleme me të pastrehët siç ndodhi në rastin e Seam-Kao. /Telegrafi/