Thaçi vihet në vështirësi gjatë konferencës ku foli për USHTRINË

Përderisa presidenti Hashim Thaçi, ishte duke folur para mediave për krijimin e Ushtrisë, disa persona kanë brohoritur emrin e kryeministrit Ramush Haradinaj, raporton Gazeta Blic.
Kjo e vuri paksa në situatë të sikletshme presidentin Thaçi.

Presidenti Thaçi ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për Ushtrinë, ai po ashtu ka thënë që ndihet i emocionuar.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë votuar sot në mënyrë unanime tranzicionin e FSK-së në Ushtri. Duke përjashtur deputetët e Listës Serbe të cilët nuk ishin në sallë./Gazeta Blic/