Ballist Morina me urim të veçantë për Ushtrinë e Kosovës

Dje Kuvendi i Kosovës miratoi ligjin për ndryshime në Ministrinë e Mbrojtjes.
Deputetët e Kosovës votuan që Forcat e Sigurisë të kalojnë në sistem ushtarak, shkruan GazetaBlic.

Shumica e personaliteve të ndryshme nga të gjitha fushat kanë uruar Kosovën, derisa nuk ka munguar as Ballist Morina.
Ky i fundit që po kërkohej vazhdimisht nga Serbia për shkak të lëshimit të dronit në Beograd, ka ftuar të gjithë që t’i bashkohen Ushtrisë.