Blerësit mashtrojnë argjendarët, bëhen kinse po ikin me stoli para se të ndalojnë para pasqyrës (Video)

Argjendarët në Kinë janë befasuar së fundmi, nga disa blerës që pretendonin se po iknin prej dyqaneve, bashkë me stolitë e shtrenjta.
Në momentin që ata iu viheshin nga pas, ata ndalonin para pasqyrës për të shikuar se si po i rrinë qaforet, duke i lënë ata të hutuar në mes të lokalit, transmeton Telegrafi.

“Këta punonjës po duken si ninxha, të shkathtë dhe të lehtë në lëvizje”, ishte një prej komenteve të shumta
Skenat që duket se janë mjaft komike, kanë mundur të kishin edhe përfundime më të këqija, sikur ata të mos ndalonin para se të kryenin ndonjë reagim. /Telegrafi/