Nëse vajzat shqiptare janë pikëlluar ndonjëherë për një djalë të famshëm që është martuar, ai është padyshim Lorik Cana. Kapiteni legjendar i kombëtares shqiptare i ka dhënë fund beqarisë në vitin 2014 me partneren e tij simpatike Monica, me të cilën sot kanë dhe një djalë.
Por përse zgjodhi pikërisht një vajzë italiane Cana? Përgjigjen e kësaj pyetjeje e ka dhënë vetë Loriku në emisionin “Xing me Ermalin”.
“Sepse kur do zemra, do!”-u përgjigj Cana duke shtuar më tej se nuk e ka problem një gjë të tillë, sepse ndonjëherë, Monica është edhe më shqiptare se vajzat shqiptare.