Këngëtarja e njohur shqiptare Shkurte Gashi dhe aktori Mensur Sfarqa , kohëve të fundit janë duke u parë shpesh së bashku, transmeton GazetaBlic.Fakt ky i cili na vë në dyshime nëse ata janë duke u përgatitur të sjellin diçka të përbashkët.Sa i përket detajeve nuk janë bërë ende të qarta, por duke i pasur parasysh sukseset e secilit prej tyre me siguri që do sjellin diçka të papritur për publikun shqiptarë.
Ndryshe, Shkurte Gashi njihet për sukseset e mëdha që ka arritur në muzikë dhe zërin karakteristik që ka , kënga e saj e fundit ishte ‘do mbijetoj ‘ që rezultoi me sukses.Ndërsa, Mensur Sfarqa është i njohur në rolin e tij si ‘Sheqa’ ,në grupin e mirënjohur “Stupcat” ku bënë pjesë edhe ai vet si aktor.Padyshim se treshja janë të mrekullueshëm që na befasojnë çdohere me projektet që bëjnë./GazetaBlic.