Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi janë një ndër çiftet më të komentuar të showbizit shqiptar, të cilët megjithëse ishin kapur mat shumë herë në shoqërinë e njëri-tjetrit, nuk pranonin se kishin një lidhje dashurie mes tyre.
Mirëpo, në emisionin “Një kafe me Labin” janë publikuar prapaskenat e festës së organizuar disa ditë më parë, “Op Labi Party”, ku Mimoza Shkodra dhe Adrian Gaxha “u martuan”.Gjatë intervistës me personazhet e ftuar në festë, prezantuesi e ka pyetur Gencin:
Nuk dua të bëj publike çdo gjë, por për herë të parë tek ‘Op Labi Party’ e bëtë publike që jeni së bashku me Enin?”“Po, është e vërtetë. E keni parë që në hyrje. Kemi zgjedhur një event si ky që të shfaqemi publikisht bashkë.”- ka pohuar Genci para kamerës.