Ushqimet që e rrisin rrezikun e sulmit në zemër

Sulmet e zemrës zakonisht shkaktohen nga ndonjë sëmundje koronare e zemrës. Kjo zakonisht ndodh kur arteret koronare, enët e gjakut të cilat e furnizojnë zemrën me gjak, bllokohen.

Substanca e cila i bllokon arteret është depozitë e kolesterolit. Kolesteroli është vital për funksionim normal të trupit, por sasia e tepërt mund të ketë efekt negativ, transmeton Telegrafi.

Konsumimi i një diete të pashëndetshme mund të shpijë në sasi të larta të kolesterolit, i cili krijohet dhe thyhet në mëlçi.

Konsumimi i ushqimeve që përmbajnë sasi të larta të yndyrës së ngopur e ndryshojnë mënyrën se si mëlçia e përballon kolesterolin.

Dhe, ekspertët tregojnë se janë disa lloje të ushqimit që përmbajnë sasi të larta të yndyrës së ngopur, e të cilat duhet t’i shmangni për t’i ikur sulmit në zemër.