Forca të reja nga Amerika për Kosoven: 200 pajisje ushtarake pritet të vijnë nga Amerika, prej tyre 20 të tanke kundër ajrore

Forca të reja nga Amerika për Kosoven.Forca e Sigurisë së Kosovës, që tashmë është ushtri nuk do të shkojë gjatë dhe do të ketë armatim edhe më të rëndë.

Edhe rreth 200 qind pajisje ushtarake janë duke u planifikuar që të porositen nga Amerika, dhe do të jenë të ngjashme me ato që kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli kishte vizituar nga afër në Kampin ushtarak Dodge në Iowa të Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Janë edhe rreth 200 pajisje ushtarake që do të porositen në të ardhmen e afërt. Madje 20 prej tyre pritet të jenë tankse të renda kundër ajrore, 20 milimetra, e të cilat janë edhe të rezistueshme ndaj minave.

Por, përveç këtyre do të ketë furnizim edhe me pajisje të tjera, të ngjashme me ato që kanë ardhur deri tash, siç janë Humvee. Dy ditë para miratimit të ligjeve për transforimin e FSK-së në ushtri, nga Amerika kishin arritur rreth 24 Humvee.

Në një intervistë të para disa ditëve për Radio Televizionin e Kosovës, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka pranuar se do të ketë furnizime të reja për FSK-në por nuk ka pranuar të japë detaje, përveç se ka thënë se do të ketë partneritet të vazhdueshëm.