Është një nga këngëtarët më të pëlqyer për dasma.
Afrim Muçiqi njihet si këngëtari që këndoi në ahengjet familjare te shumë fytyra publike, por, merr pjesë edhe në dasma tjera, shkruan Syri Kosova.
Ka qenë menaxheri Faton Shoshi ai i cili ka qenë mbrëmë i pranishëm në një dasmë ku këndoi Afrimi.
Nga pamjet që Shoshi i hodhi në Instastory, vërehet se si këngëtarit Muçiqi ia kishin mbushur duart me para teksa këndonte këngën “Kur ta ktheva Kosovë shpinën”.
Nga 20 e deri në 200 euro janë shifrat e monedhave që Afrimi i mori nga ‘bakshishet’!