Mediat serbe nuk kanë të ndalur me sulmet e tyre ndaj politikanëve të Kosovës. Kësaj radhe në “nishanin” e mediave të Vuçiqit është gjendur kryeministri Ramush Haradinaj.
Gazetat nacionaliste “Alo” dhe “Kurir” shkruajnë për këshilltaret e Haradinajt në kabinetin e tij.
Me seksizëm, ironi dhe poshtërësi, këto media thonë se Haradinaj i ka punësuar shqiptaret e reja nga 22 vjeç, pa përvojë, por që duken seksi dhe aty janë vetëm sa për t’u dukur bukur, transmeton Ballkani.info.