Kosovarët e kthyer nga Zvicra në vendlindjen e tyre, sërish do t`i marrin pensionet e tyre nga AHV apo IV. Gjatë ditës së sotme, Këshilli Federal zviceran ka miratuar një marrëveshje të re.
Këshilli Federal i Zvicrës ka miratuar sot një marrëveshje me Kosovën, e cila rregullon pagesën e sigurimeve shoqërore, pas disa viteve të ndërprerjes, shkruajnë mediat zvicerane.
Përmbajtja e marrëveshjes korrespondon me marrëveshjet e tjera të sigurimeve shoqërore të lidhura nga Zvicra dhe bazohet në standardet ndërkombëtare.
Kjo gjithashtu do të thotë se pagesat IV dhe AHV-së tani sërish do të paguhen në këtë shtet ballkanik.
Aktualisht, shtetasit kosovarë nuk i pranojnë pensionet e tyre jashtë vendit. Por, me kërkesëne tyre, mund të kërkohet rimbursimi i kontributeve nga AHV.Kosovarët që nuk e kanë bërë këtë, nga hyrja në fuqi e kontratës mund t`i kërkojnë kontributet deri në vitin 2010..
Megjithatë, marrëveshja gjithashtu përmban një bazë për luftën kundër abuzimeve.Marrëveshja ende nuk ka hyrë në fuqi. Fillimisht duhet të miratohet nga parlamentet e shteteve kontraktuese.
Kosova është i vetmi shtet pasardhës i ish-Jugosllavisë, me të cilin Zvicra deri tani nuk kishte marrëdhënie kontraktuale në fushën e sigurimeve shoqërore.