Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Izet Demaj i v.rarë sot në Istog ishte pjesëtar i UÇK-së në Koshare gjatë luftës së fundit në vendin tonë.
Në një reportazh të vitit 1999 nga France 3, shihet polici Izet Demaj në tragetin e Bajram Currit.
“Ne do ta çlirojmë vendin tonë pa marrë parasysh çfarë çmimi do të paguajmë”, ka thënë ai për mediumin francez.
Kujtojmë se me rastin në fjalë po merren organet e hetuesisë.
Të gjitha njësitet policore nga niveli lokal, rajonal dhe ai qendror, kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, fillimisht duke bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, sigurimin e personelit dhe qytetarëve, me qëllim të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, si dhe hetimit rreth përfshirjes së mundshme edhe të ndonjë personi tjetër të dyshuar.