Këngëtarja e njohur martohet në xhami me rite islame

Para se të shënojë një vit nga triumfi i saj në Eurovision, këngëtarja ukrainase Susana Alimivna Jamaladinova e njohur më shumë si Jamala, ka kurorëzuar dashurinë e saj me martesë.
Jamala e cila triumfoj vitin e kaluar në festivalin evropian me këngën “1944”, është martuar sot me të fejuarin e saj Bekir Suleimanov.

E veshur më një vello të gjatë dhe të mbuluar deri tek koka, këngëtarja me origjinë tatare nga Krimeja, është martuar me rite islame sot në Kiev në një ceremoni mjaft private, ku para të pranishmëve çifti kanë dhënë betimin për njëri-tjetrin, transmeton magazina.al.

Ndryshe, Jamala i sjelli fitoren e dytë Ukrainës në Eurovision vitin e kaluar me këngën e cila kishte temë debimin e tatarëve nga Krimeja në luftën e dytë botërore nga Stalini.
Më poshtë shihni pamjet në Video:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *