Ndërkohë që hapte dhuratat,11-vjeçari, Carter Wyles mori vesh se tezja e tij kishte bërë gati dokumentat e adoptimit.
Leah Kiphart, nga Lancaster, Ohio, mendoi që familjes së saj prej 7 anëtarësh t’i shtonte edhe një person të 8-të ndërsa i tregonte nipit të saj letrat e miratimit në Ditën e Krishtlindjeve.
Carter, po e kalonte ditën e Krishtlindjeve me tezen dhe kushërinjtë e tij dhe kishte marrë tashmë një sërë dhuratash, duke përfshirë lodra, rroba dhe një palë kufje.
Por, kur hapi një kuti përfundimtare, e cila përmbante një foto të familjes së Leah-s, ai gjeti gjithashtu një letër që i kërkonte atij që t’i bashkohej familjes së tyre.
Në letrën, që 11-vjeçari e lexoi me zë të lartë, shkruhej:
Carter, kjo është fotoja e fundit që ne kemi bërë bashkë të gjithë si familje. Të gjithë ne do të donim shumë që në foton e ardhshme të jesh edhe ti brenda si pjesë e familjes sonë. Carter do të pëlqente të ishe një Kiphart dhe të ishe djali dhe vëllai jonë? Ne të duam.”
Videoja e shpërndarë në rrjetet sociale është bërë tashmë virale.