Leonardo DiCaprio shet rezidencën në Hollywood, e bleu me paratë e fituara nga “Titanic”

Kohë më parë Leo jetonte në një shtëpi me katër banjo dhe katër dhoma gjumi në lagjen Silver Lake të Los Angeles.
Leonardo DiCaprio është duke shitur rezidencën e tij të mrekullueshme prej 3.560 metra katrorë në Los Angeles, për 1.3 milionë funte, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Aktori, 44 vjeç, bleu pronën mahnitëse në vitin 1999 për më shumë se 608.000 funte, dy vite pasi aktroi në filmin “Titanic”.

Tani 19 vjet më vonë, ai vendbanim mund të jetë i juaji, nëse jeni të gatshëm të paguani atë shumë të madhe parash.

Tani, DiCaprio është i vendosur të fitojë dyfishin e parave për shtëpinë, të cilën ai me siguri e ka blerë nga çeku i parave që fitoi me rolin e Jack Dawson në filmin “Titanic”.

Shtëpia ka katër dhoma gjumi, katër banjo dhe është e rrethuar nga një pishinë dhe po ashtu ka oborr, bibliotekë, kuzhinë të madhe, e shumë të tjera.

Një tjetër tipar i veçantë në shtëpinë e aktorit është ashensori. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *