“Nuk më ka asnjë borxh, 24 milionë Lekët ia fal. Sa më bën vëllai nuk më bën paraja”(Video)

Ajo kishte ardhur nga Italia për “çliruar” vëllanë e saj nga një peng. Përmes rubrikës “Ka një mesazh për ty” në programin “E diela shqiptare”, Miranda surprizoi vëllanë e saj Dhimitrin. Disa vite më parë ai kishte marrë kredi në bankë për të ngritur disa sera, por puna nuk kishte ecur ashtu siç ishte parashikuar dhe përmbarimi kishte shkuar t’i sekuestrojë shtëpinë.

Ishte pikërisht motra e tij Miranda ajo që i kishte paguar të gjithë borxhin dhe vëllai i saj kishte lënë peng shtëpinë në emër të saj. Fakti që kishin kaluar 4 vite dhe Dhimitri nuk i kishte kthyer paratë e bënte atë borxhli ndaj motrës së tij. Por sot në prag të Vitit të Ri ajo bëri gjestin human dhe i fali vëllait të saj 24 milionë Lekë që kishte paguar për të.