Një nënë e dy fëmijëve duket aq shumë si Angelina Jolie sa që sa herë del në rrugë, e merr gjithë vëmendjen e njerëzve.
Melissa Baizen, 34 vjeçe, nga SHBA, jeton një jetë normale me burrin e saj dhe dy fëmijët, por thotë se ngjashmëria e saj me Angelinën i ka dhënë asaj “mundësinë” për ta shijuar jetën e një të famshmi, transmeton express.
Melissa pranon se shpesh kritikon pamjen e saj por thotë se krahasimi që njerëzit ia bëjnë asaj me Angelinën ka bërë që ajo të rrisë vetëbesimin.
Se si duket ajo mund t’i shihni fotot më poshtë: