Kapet një krijesë e çuditshme! (Video)

Një video e regjistruar në Borneo, tregon kapjen e një krijese të çuditshme e cila u zbulua pak kohë më parë në xhungël.
Studiuesit zbuluan se kjo krijesë është një lloj kafshe, që njihet me emrin Ariu i Diellit, ku sipas veterinerëve vuan nga një sëmundje e rrallë.

Anëtari i organizatës për mbrojtjen e kafshëve, Nickson Robi, tha për Bornero Post se ariut po i ofrohet ndihmë mjekësore.

“Ariu tashmë është në njëvend të sigurt. Ai është i frikësuar dhe agresiv, gjë që nuk është e çuditshme pas gjithë asaj që ka përjetuar, por tani po merr ndihmën e nevojshme. Sapo e kemi sjellë në qendër. Veterineri do ta kontrollojë për të zbuluar sëmundje”, tha Robi.
Më poshtë shihni pamjet në Video: