Mihrije Braha dhe Naim Abazi ka vite që janë pjesë e estradës shqiptare.
Ndonëse gjithmonë të angazhuar me koncerte të ndryshme, si brenda por edhe jashtë vendit, për çiftin edhe nata e Vitit të Ri ka qenë e tillë.
Por duket se kësaj radhe dyshja kanë vendosur të jetë ndryshe, pasi ata Vitin e Ri e pritën bashkë me familjarët e tyre.
“Urimi buron nga zemra dhe le te fluturoj tek te gjithe ju njerez të dashur. Pas 32 vitesh nje nate e vitit te ri me familje. Sa shumë…. Qenka fort bukur sikur kishim harruar! Urime 2019!…..M B”, ka shkruar Mihrije Braha.