“Mos ma fëlliq profilin”, Labinot Tahiri i reagon ashpër komentuesit arrogant

Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri është përplasur me qytetarët në rrjetin social Facebook, në një postim të tij në natën e Vitit të ri.

Tahiri, përmes një postimi në Facebook, paralajmëroi se më 1 janar do t’i dorëzonte pasaportën e tij të familjarëve të tij, si shprehje e pakënaqësisë për mos heqjen e vizave për Kosovën nga Bashkimi Evropian dhe në solidarizim me qytetarët që nuk po mund të lëvizin lirshëm.

Mirëpo, një koment i një qytetari ngjalli reagimin e Labit. Këngëtari, që njëkohësisht është edhe deputet, i tha qytetarit që të mos “ia fëlliqte faqen e tij”.

“Pse bre po rren para 2 jave je kanë në Suedi me këndu mos dil me rrejt ktu kishe po thom diqka”, i tha qytetari, Labinot Tahirit.

Ndërkaq, deputeti iu kundërpërgjigj duke e quajtur “fyll”.

“Pirolla të koft ti fyll që paske thanë po rren! Unë s’kam thanë që s’dal para 1 janarit por mbas 1 janarit. Po për ty se bëjë se t’i ki vizë por e bëjë për ata tjertë! Mos ma fëlliq faqen me shkru këtu pa krip lexo mirë”, iu kundërpërgjigj Tahiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *