Më një janar të këtij viti, Adelina Ismaili publikoi projektin e ri muzikor.
“Sa 1000 engjuj”, mban titullin kënga e re e Adelinës e finalizuar edhe me videoklip e cila u komentua mjaft shumë nga publiku, shkr uan lajmi.net.
Së fundmi, Ismaili publikoi një fotografi në InstaStory e që tregon se ky projekt i dedikohet djalit të saj, Uliksit.
“Kjo këngë i dedikohet engjullit tim… asgjë tjetër nuk ka rëndësi dhe kurrë nuk do të ketë”, ka shkruar Ismaili.
Me tu lansuar kjo këngë ka filluar të mirëpritet nga fansat e shumtë të divës shqiptare.